Deschamps dy fitore larg trofeut: Dua ta mbyll më stil, jam krenar për këtë ekip

Deschamps dy fitore larg trofeut: Dua ta mbyll më stil, jam krenar për këtë ekip

14 Korrik 2026 10:54 Telesport Trajneri i Francës, Didier Deschamps, u shpreh para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Spanjës se ka nevojë për dy fitore të tjera për të mbyllur epokën e tij me stil. Emocionet e tij pasqyrojnë në mënyrë mbresëlënëse atë që ka më shumë rëndësi për 57-vjeçarin: lidhjen njerëzore dhe unitetin. “Jam krenar që kam këtë ekip,” tha Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme, që më tej shtoi: “Të gjithë po luftojnë për ekipin. E dimë që ndaj Spanjës do të jetë e vështirë, por nuk ka asgjë të pamundur. Kjo fitore na hap dyert për në finalen e madhe, dua ta mbyll me stil aventurën këtu”. “Lojtarët që veshin fanellën e kombëtares franceze kanë përgjegjësi ndaj tifozëve dhe njerëzve në...