Derbi Tirana-Partizani ndez kryeqytetin, kampionati në pikë kyçe

Derbi Tirana-Partizani ndez kryeqytetin, kampionati në pikë kyçe

Kryeqyteti shqiptar, Tiranë pritet të ndizët këtë pasdite në atë që quhet vigjilje e ndeshjes, duel në fushë dhe post sfidë në futboll. Në program është derbi Tirana- Partizani, i fundit sezonal mes dy skuadrave historike e me tifozerinë më të madhe në vend. E gjitha për përballjen e parë të javës e 33-të Abissnet Superiore e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim orën 19:00. Bardheblutë pritës pas një sezoni plot dritë hije edhe pse kanë 5 javë që nuk humbin, mbetën të kërcënuar nga fundi i tabelës. Skuadra e teknikut Orges Shehi mban vendin e 7-të me 32 pikë, aq sa Vora dhe Bylis duke lënë prapa vetëm Flamurtarin me 29 pikë, aktualisht i dhjeti. Tirana ka mbi vete Teutën me të...