Departamenti i Garave përcakton datat, oraret & stadiumet për ndeshjet e play-out-it të Kategorisë së Parë

Departamenti i Garave përcakton datat, oraret & stadiumet për ndeshjet e play-out-it të Kategorisë së Parë

Departamenti i Garave ka përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e fazës play-out në kampionatin e Kategorisë së Parë. Kukësi do të përballet me Bylisin B në stadiumin e Vorës ndërsa Luftëtari do të luajë ndaj Sopotit në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Të dyja ndeshjet do të luhen më 9 maj në ora 16:00. Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë edicionin e ardhshëm futbollistik, ndërsa skuadrat humbëse do të luajnë në Kategorinë e Dytë. Post navigation