Demi prezanton trajnerin Brati, rumuni premton maksimumin për Partizanin
Adriatik BALLA Të kuqtë e Partizanit nuk janë më skuadër pa trajner. Ndryshimi i paralajmëruar prej ditësh në media ka ndodhur edhe zyrtarisht. Kështu, trajneri Florin Bratu është prezantuar ditën e djeshme në krye të pankinës së Partizanit nga vetë presidenti i skuadrës, Gazment Demi. Kontrata e firmosur është 1-vjeçare, por me opsion rinovimi edhe një tjetër. Kjo marrëveshje shfaqet edhe si risi, ndërsa të kuqtë kishin ndjekur të njëjtën rrugë me kontratat e futbollistëve më parë. Bratu është 46 vjeç dhe ka lindur në Bukuresht. Për herë të fundit ishte trajner i Metaloglobus, post të cilin e mbajti që nga fillimi i muajit mars. Sezonin e mbylli në vendin e fundit dhe Metaloglobus ra nga elita e futbollit rumun. Në dhjetë javë që drejtoi,...
Burimi:
sot.com.al