Dembele nuk pranon rinovimin, PSG gjen zëvendësuesin e “Topit të Artë” në Serie A

Dembele nuk pranon rinovimin, PSG gjen zëvendësuesin e “Topit të Artë” në Serie A

14 Prill 2026 20:24 Telesport Kontrata e Ousmane Dembele me PSG-në skadon në vitin 2028. Gjatë gjithë kësaj kohe është folur vazhdimisht se klubi parizian ka kërkuar të rinovojë kontratën me fituesin e “Topit të Artë” 2025, por nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët me të, për shkak të kërkesave të tij të shumta. Në këtë situatë, nuk përjashtohet largimi i Dembele në fund të këtij sezoni. “L’Equipe” shkon më tej duke zbuluar se kampioni në fuqi i Europës ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Dembele dhe bëhet fjalë për Rafael Leao. Portugezi po kalon një moment shumë të vështirë te Milan, ku kritikat dhe pakënaqësitë ndaj tij në javët e fundit janë rritur shumë, duke rritur shanset për largimin në fund të sezonit....