Dembélé: Detajet e vogla bëjnë diferencën, do të vuajmë në ndeshjen e kthimit
29 Prill 2026 8:23 Alfred Lleshi “Ishte një paraqitje mbresëlënëse nga të dyja skuadrat. Dy skuadra me mentalitet sulmues që duan të fitojnë, në shtëpi apo jashtë. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe padyshim jemi të lumtur që e fituam. Kishte disa faktorë ky sukses. Njëri prej tyre? Ishim të vendosur ta fitonim këtë ndeshje, sepse kishim humbur në fazën e ligës. Pastaj ishte çështje për të ruajtur përqendrimin dhe luajtur me zgjuarsi. Në ndeshje të tilla, detajet e vogla janë vendimtare. Ndoshta mund ta kishim kontrolluar më mirë ndeshjen në rezultatin 5-2, por e dimë që Bayerni është një skuadër e madhe dhe e aftë të rikthehet në lojë. Nuk do ta ndryshojmë filozofinë tonë as në ndeshjen e kthimit. Duhet gjithashtu të dish...
Burimi:
telesport.al