De la Fuente: Me Francën është si finale e parakohshme, jemi të aftë të mposhtim këdo
11 Korrik 2026 11:11 Alfred Lleshi Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në konferencë për shtyp pas kualifikimit në gjysmëfinale të Botërorit, mbas fitores 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale. Ai e pret me besim përballjen me Francën, që do të zhvillohet të martën në Dallas. Trajneri iberik e cilësoi sfidën ndaj “gjelave” si një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut dhe shprehu bindjen te forca e Spanjës: “Edhe ndeshja me Portugalinë ishte një finale e parakohshme. Jemi mes skuadrave që mund ta arrijnë finalen”. Për Francën shtoi: “Jemi plotësisht të përqendruar. Jemi të vetëdijshëm për potencialin e tyre të madh, por dimë gjithashtu se jemi e vetmja skuadër që i ka mundur në dy gjysmëfinale”, duke kujtuar sukseset në “Euro 2024” dhe Ligën...
Burimi:
telesport.al