De la Fuente: Hera e parë kundër Messit ishte më shumë se 20 vite më parë, na shënoi 4 gola në 15 minuta

De la Fuente: Hera e parë kundër Messit ishte më shumë se 20 vite më parë, na shënoi 4 gola në 15 minuta

“Është një privilegj të jesh në finale. Për mua gjëja më e rëndësishme është të jemi në gjendje për ta fituar atë. Do ta pranoja me kënaqësi të arrija çdo vit në finale dhe ta humbisja atë. Do ta shijojmë këtë moment, me armët dhe cilësitë tona, kundër një kundërshtari që ka pasur një rrugëtim spektakolar. Do të ketë një spektakël të madh, me dy skuadra fantastike, shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, dhe secila do të përpiqet ta çojë ndeshjen aty ku i përshtatet më shumë”. Kështu u shpreh në orët e natës, sipas kohës europiane, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, për finalen kundër Argjentinës, duke theksuar se Lamine Yamal “është mirë” dhe se ndodhet “në një formë fizike perfekte”. Trajneri spanjoll kujtoi...