De Jong u dëmtua gjatë Botërorit, ja si FIFA do ta dëmshpërblejë Barcelonën

De Jong u dëmtua gjatë Botërorit, ja si FIFA do ta dëmshpërblejë Barcelonën

24 Korrik 2026 14:25 Alfred Lleshi Dëmtimi i Frenkie de Jong është një goditje e rëndë për lojtarin dhe trajnerin Hansi Flick, i cili humbet një nga shtyllat e mesfushës në prag të sezonit të ri. Mesfushori holandez pësoi këputje të ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë gjatë Botërorit dhe do të mungojë për disa javë. Sipas Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, klubet kanë të drejtë për kompensim financiar kur një futbollist dëmtohet me kombëtaren dhe mungon mbi 28 ditë. Në rastin e De Jong, ky kusht do të plotësohet, ndaj Barcelona do të përfitojë dëmshpërblim. Rregullorja parashikon një shumë maksimale prej 7.5 milionë eurosh për çdo dëmtim, me kompensim ditor deri në 20.548 euro, për maksimumi 365 ditë. Shuma përfundimtare do...