De Fabrittis i dhuron Shqipërisë fitoren e parë, holandezi Reemeijer fiton Turin e 83-të Çiklistik

De Fabrittis i dhuron Shqipërisë fitoren e parë, holandezi Reemeijer fiton Turin e 83-të Çiklistik

Me etapën e pestë Vlorë-Fier, 122km e gjatë, ka përfunduar sot në qytetin e Fierit edicioni nr.83 i Turit Çiklistik. Kjo etapë, që mbylli gjithë eventin më të madh të bicikletës në vendin tonë, u fitua nga ciklisti i kombëtares shqiptare Gabriele de Fabrittis. Ai arriti të triumfojë në sprintin final, duke prerë i pari vijën e finishit. Ky është suksesi i parë i ekipit tonë kombëtar në turneun e shtëpisë, ndërkohë që i gjithë Turi u fitua nga ciklisti holandez Niels Reemeijer. Praktikisht, suksesi i Reemeijer në etapën e katërt, atë më të vështirë Vlorë-Himarë-Vlorë, i dha edhe titullin. Sot, holandezi u mjaftua me kontrollin e garës, duke triumfuar në renditjen e përgjithshme dhe mbajtur të veshur fanellën e verdhë të liderit. Etapa e pestë...