Darka e Barcelonës me futbollistët dhe partneret e tyre, Yamal prezanton të dashurën e re (fotot)

Darka e Barcelonës me futbollistët dhe partneret e tyre, Yamal prezanton të dashurën e re (fotot)

21 Maj 2026 8:20 Alfred Lleshi Barcelona festoi fitimin e titullit kampion në La Liga dhe Superkupës së Spanjës. Të gjithë ishin në atë që e kishin quajtur “darka e kampionëve”, të organizuar nga klubi blaugrana në një restorant të Castelldefels. Në “Casanova Beach Club” morën pjesë futbollistët e skuadrës katalanase, bashkë me partneret e tyre. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi Lamine Yamal, i cili u shfaq publikisht me të dashurën e tij të re, influenceren sevillane Inés García. Bukuroshja spanjolle është një influencere dhe krijuese përmbajtjesh, mjaft e njohur në rrjetet sociale për postimet mbi modën, stilin e jetesës dhe udhëtimet. Ajo numëron mijëra ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ka fituar popullaritet sidomos te publiku i ri. Paraqitja e çiftit në festën e...