Daja pas triumfit me Aluminij: Merita e futbollistëve, Auda tregon se është e fortë
Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas fitores 3-0 ndaj Aluminij dhe kualifikimit në turin e tretë eliminator të Conference League: Intervista e zbardhur nga FC Dinamo Siti: “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak edhe të barazimit në Slloveni. E dinim që kishim një ekip me disiplinë taktike, që nuk del nga detyrat. Janë ekip që pësojnë pak gola. Kanë edukatë të tillë që nuk ndryshojnë shumë. Mbrojnë mirë dhe kanë kundërsulm që të vë në vështirësi. Dhe ne iu përgjigjëm. Duke filluar nga Dita tek Aliji që sot ishte me temperaturë, gjithë djemtë e tjerë dhanë maksimumin. E dinim që na priste ndeshje e vështirë. Gjithë merita është e lojtarëve, që nuk u dorëzuan. E prisnim startin e vrullshëm të kundërshtarit. E bënë këtë...
Burimi:
sportiim.al