Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë paundësh (rreth 34.5 milionë euro), me vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre. Çifti i famshëm i kanë dhënë fund një dekade lidhjeje, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni tepër private në rezidencën luksoze të futbollistit në Quinta da Marina, pranë Lisbonës. Çifti u martua më 11 gusht, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga mediat portugeze, në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan The Sun. Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e familjes së ngushtë të Ronaldos. Nëna e tij, Dolores Aveiro, si dhe...