CR7: Vuajtëm shumë ndaj Kroacisë, por s’mund të ndodhë ndryshe në Botëror

CR7: Vuajtëm shumë ndaj Kroacisë, por s’mund të ndodhë ndryshe në Botëror

Pak orë para ndeshjes në Toronto, motra e Cristiano Ronaldos, Kátia Aveiro, deklaroi se kjo Kupë e Botës do të ishte e fundit për të me kombëtaren e Portugalisë. Megjithatë, pas fitores dramatike ndaj Kroacisë së Luka Modrić, Ronaldo i hodhi poshtë këto deklarata. “E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Do të flas më vonë…, do të kem kohë. Pasi të fitojmë ose të humbasim, do të bisedoj me familjen time dhe më pas do të marr vendimin më të mirë. Nuk marr më vendime nën ndikimin e emocioneve; tani i bëj të gjitha me qetësi. Tani ka rëndësi të shijojmë të tashmen”, – deklaroi ai për “Sport TV”. CR7 u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA, por foli vetëm...