CR7 sfidon kohën dhe iu përgjigjet kritikave para Botërorit të tij të fundit: Fizikisht jam mirë, nuk i keni parë ndeshjet?

CR7 sfidon kohën dhe iu përgjigjet kritikave para Botërorit të tij të fundit: Fizikisht jam mirë, nuk i keni parë ndeshjet?

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe, në prag të atij që pritet të jetë Botërori i tij i fundit, mbetet i vendosur të tregojë se mosha nuk është pengesë për të. Në moshën 41-vjeçare, kapiteni i Portugalisë iu përgjigj kritikëve që vënë në dyshim gjendjen e tij fizike: “Fizikisht? Jam mirë, nuk i keni parë ndeshjet e mia?” Para këtij Botërori, CR7 nuk e sheh veten si një legjendë në fund të karrierës, por si lider të një Portugalie që synon trofeun. Pas një tjetër sezoni të suksesshëm me Al-Nassr në Arabinë Saudite, ai ndihet gati për sfidën më të madhe: “Nuk e dimë nëse jemi favoritë apo jo. Kjo do të shihet në fund. Kemi një brez mjaft të mirë lojtarësh dhe besoj...