Conference League: Dinamo mposhtet në ndeshjen e parë, kualifikimi bëhet shumë i vështirë tani

Conference League: Dinamo mposhtet në ndeshjen e parë, kualifikimi bëhet shumë i vështirë tani

9 Korrik 2026 23:11 Telesport Dinamo City e nisi me humbje rrugëtimin në UEFA Conference League, duke u mposhtur 0-1 nga Astana në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar përballë ekipit kazak, me pjesën e parë që u mbyll pa gola dhe me raste të pakta nga të dyja skuadrat. Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 69-të, kur Karimov realizoi golin që i dha avantazhin dhe fitoren Astanës. Dinamo City provoi të reagojë deri në fund, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit. Pavarësisht disavantazhit minimal, skuadra shqiptare mbetet në garë për kualifikimin, pasi diferenca prej vetëm një goli lë gjithçka të hapur...