Conceiçao reflekton mbi aventurën kuqezi: Nuk është e lehtë të jesh trajner i Milan, klubi nuk më mbështeti
Milan është zhytur përsëri në një krizë të thellë. Pas një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit, ku ishin vazhdimisht afër kryesimit, skuadra e Allegri ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit, duke rrezikuar kualifikimin në Champions League. Madje ekipi ka fituar më pak pikë sesa Sergio Conceiçao në gjashtë muajt e tij në krye të vitit të kaluar. Trajneri portugez, aktualisht në Arabinë Saudite si trajner i Al Ittihad, foli për problemet aktuale me të cilat përballet Milan dhe reflektoi mbi përvojën e tij me kuqezinjtë. “Më thirrën për të përfunduar një punë që Fonseca e kishte gjetur të vështirë, edhe pse ai ishte gjithashtu një trajner i shkëlqyer“, i tha trajneri portugez. “Gjeta një grup që donte të punonte: Superkupa e Italisë...
Burimi:
telesport.al