Çmenduritë e tifozërisë argjentinase. Nga ndalimet në stadiume tek udhëtimi 17 mijë km me biçikletë

Çmenduritë e tifozërisë argjentinase. Nga ndalimet në stadiume tek udhëtimi 17 mijë km me biçikletë

Euforia e Botërorit ka përfshirë plotësisht Argjentinën, ku tifozët e “Albiceleste-s” po jetojnë me intensitet të madh ëndrrën e një tjetër triumfi, me Lionel Messin në “vallëzimin e fundit” të tij me kombëtaren. Në qytete, bare dhe rrjete sociale dëgjohet vazhdimisht thirrja për “katër yje në fanellë”, ndërsa shumë qytetarë po organizojnë udhëtime drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur ndeshjet nga afër (live). Megjithatë, autoritetet argjentinase kanë marrë masa të forta ndaj një grupi të madh tifozësh. Rreth 13 mijë persona janë ndaluar të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të ndjekur Botërorin, pasi rezultojnë debitorë në pagesën e ushqimit për fëmijët e tyre. Qeveria ka vendosur që personat që nuk përmbushin detyrimet familjare nuk mund të shpenzojnë para për evente sportive dhe udhëtime luksi. Në...