“Çmenduri” me biletat e trenit për Botërorin
Autoritetet lokale në New York kanë vendosur të rrisin çmimet e biletave të trenit nga 12 në 150 dollarë për ndeshjet e Botërorit. Ky vendim është dënuar ashpër nga FIFA. Ndërkohë, Gianni Infantino ka konfirmuar se në pushimin mes pjesëve të finales do të ketë shfaqje si në Superbowl. Rritja e çmimit të biletave të trenit në New York nga 12 në 150 dollarë gjatë Botërorit, për tifozët që do të shkojnë në stadiumin “Met Life”, ka shkaktuar polemika të shumta. FIFA ka reaguar ashpër duke dënuar këtë vendim, që sipas saj është arbitrar, dhe pretendimin se ata duhet të mbulojnë kostot e udhëtimit për tifozët e konsideron të paprecedent. Këtë fundjavë, autoritetet në New Jersey vendosën kushte për tifozët që duhet të udhëtojnë nga...
Burimi:
javanews.al