Çmenduri! Man. City bën gati 170 milionë euro për yllin e Barcelonës

Çmenduri! Man. City bën gati 170 milionë euro për yllin e Barcelonës

20 Korrik 2026 18:28 Telesport Pas zyrtarizimit të Elliot Anderson për 135 milionë euro nga Nottingham Forest, Manchester City ka një tjetër objektiv të madh për këtë merkato. Mediet angleze zbulojnë se dëshira e madhe e Enzo Maresca quhet Fermin Lopez. Mesfushori me tipare sulmuese që humbi Botërorin për shkak dëmtimi, ishte i jashtëzakonshëm në sezonin e fundit, ku kotriboi me 13 gola dhe 17 asiste te Barcelona. Nuk është hera e parë që 23-vjeçari është nën radarin e klubeve të mëdha, por këtë herë herë situata është serioze, duke ditur gatishmërinë e madhe të Man. City për të konkretizuar lëvizjen e bujshme të verës. Sipas raportimeve të ndryshme, “Qytetarët” janë gati të paguajnë deri në 170 milionë euro për të bindur Barcelonën për të...