Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Kylian Mbappe po vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi dhe kapiteni i Francës ishte përsëri vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Marokut në çerekfinale, duke realizuar një gol dhe duke ndihmuar skuadrën të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, Mbappe reagoi në fraksionin e dytë duke shënuar golin që e barazoi me Lionel Messin në krye të listës së futbollistëve me më shumë gola të shënuar nga loja (pa penallti) në historinë e Kupës së Botës. Të dy numërojnë nga 17 gola në eventin më të rëndësishëm futbollistik, ndërsa francezi ka arritur në kuotën e 20 golave në total në Botërore, vetëm një më pak se Messi. Turneu në Amerikën e Veriut ka qenë i...