Chivu: Vetëm për Interin dramatizohet situata, qoftë edhe me një barazim
4 Prill 2026 14:32 Alfred Lleshi Pas pauzës, rifillon kampionati italian. Interi pret Romën për t’u rikthyer te fitorja dhe frenuar Milanin e Napolin pas vetes. Pas barazimit me Fiorentinën dhe dy javëve jo pozitive për zikaltërit, sidomos pas humbjes në Bosnjë të Italisë, Chivu u shpreh: “Kam të bëj me kampionë të mëdhenj në aspektin njerëzor. E kanë treguar gjithmonë se dinë të ngrihen pas zhgënjimit. Kanë mësuar që të jesh pjesë e një skuadre do të thotë edhe të biesh ndonjëherë, por rëndësi ka reagimi, karakteri dhe respekti për klubin, si dhe dashuria e tifozëve. E dinë që zhgënjimet janë pjesë e lojës, është sport dhe duhen pranuar. Nuk jam i shqetësuar”. Trajneri zikaltër sheh përpara: “Rezultatet janë pjesë e kësaj maratone, sikurse...
Burimi:
telesport.al