Chivu me shifra rekord, lë pas Mou, Inzaghi e të tjerë, Inter i bën gati kontratën e re

Chivu me shifra rekord, lë pas Mou, Inzaghi e të tjerë, Inter i bën gati kontratën e re

Në fillim, kur emri i tij doli si pasues i Inzaghi-t, dyshimet mbi Chivu ishin shumë të forta, por sot, pas 40 ndeshjeve në krye të ekipit zikaltër i gjithë diskutimi ka ndryshuar. Me të në stol, Inter po zhvillon një super sezon, janë në krye të Serie A dhe favorit absolut, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në fazën “play-off” të Champions League. Në këtë periudhë rëndon vetëm eliminimi nga Bologna në Superkupë. Në 40 ndeshje, Inter ka marrë 29 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje me një mesatare prej 2,23 pikësh për ndeshje. Me këtë mesatare, Chivu kalon trajnerë si Inzaghi, Mourinho, Conte e Mancini, trajnerë që kanë shkruar historinë e klubit duke fituar trofe. Deri më tani numrat e Chivu-t janë...