Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri! Xabi Alonso merr drejtimin më 1 korrik
17 Maj 2026 10:39 Telesport Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Xabi Alonso si strategu i ri i skuadrës blu. Spanjolli ka firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin londinez dhe do të nisë zyrtarisht punën në Stamford Bridge më 1 korrik. “Jam i lumtur që i bashkohem një klubi të madh. Kemi objektiva të qarta. Duam të fitojmë trofe duke ndërtuar një skuadër ambicioze”, deklaroi Alonso.
Burimi:
telesport.al