CHAMPIONS LIVE: Nis vrullshëm supersfida në “Metropolitano”, Yamal hesht stadiumin (video)
14 Prill 2026 21:11 Telesport Sfida e kthimit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës ka nisur direkt me gol në “Metropolitano”. Barcelona ka gjetur avantazhin që në minutën e 4-të, me anë të Lamine Yamal. Pas një topi të humbur nga Clement Lenglet dhe asistit të Ferran Torres, Lamine Yamal e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e portierit Juan Musso. Kujtojmë që sfida e parë në “Camp Nou” ka përfunduar 0-2 për Atletico Madridin, por me këtë gol të shpejtë të Barcelonës është rihapur gjithçka. Në sfidën tjetër në “Anfield”, rezultati mes Liverpool dhe PSG vazhdon 0-0. Ndeshja e parë në “Parc des Princes” ka përfunduar 2-0 për parizienët. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al