Champions League: Drita e nis me një barazim në transfertën në Lituani. Egnatia luan nesër (video)
Ka filluar sot faza e parë eliminatore e Champions League. Kampionët e Kosovës, Drita, ka barazuar 1-1 në transfertën ndaj kampionëve lituanezë të Kauno Zalgiris. Kampionët e Kosovës të udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani e nisën me këtë formacion titullar: Maloku, Ovouka, Pellumbi, Bytyqi, B. Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Abazaj, Bl. Krasniqi, Jashari Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit dhe asistit me kokë të Rokas Lekiatas, ishte Amine Benchaib që dërgoi topin në portën e Faton Malokut me një goditje të fuqishme me të djathtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për lituanezët. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për lituanezët. Goli i barazimit për “Intelektualët” erdhi në minutën e 82-të, ku pas një krosimi në...
Burimi:
telesport.al