Çfarë mallikimi për Fermin! U dëmtua në ndeshjen pa asnjë rëndësi, humbet Botërorin

Çfarë mallikimi për Fermin! U dëmtua në ndeshjen pa asnjë rëndësi, humbet Botërorin

18 Maj 2026 14:18 Alfred Lleshi Fermín López (23 vjeç) ka pësuar një dëmtim serioz, që do ta mbajë jashtë Botërorit. Mesfushori i Barcelonës mori një goditje në metatarsin e pestë të këmbës së djathtë dhe pas ekzaminimeve mjekësore u konfirmua fraktura në gisht, çka e detyron të operohet shumë shpejt, me ndërhyrjen që pritet të kryhet nesër. Për shkak të frakturës, ai nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës. Fermín kishte ndjerë shqetësime që në pushimin e ndeshjes ndaj Betisit dhe, pas konsultimit me stafin teknik e mjekësor, u vendos të mos luante në pjesën e dytë. Sot iu nënshtrua analizave të detajuara dhe u konfirmua dëmtimi. Metatarsi i pestë, kocka që lidh gishtin e vogël me kyçin, është shumë...