Çfarë e ardhmeje për Leao? Asnjë ofertë për të, Amorim mund të provojë ta mbajë

Çfarë e ardhmeje për Leao? Asnjë ofertë për të, Amorim mund të provojë ta mbajë

“Mendoj se i kam dhënë Milanit gjithçka që mund t’i jepja, dua të provoj një sfidë të re në një kampionat të ri”. Fjalët e Rafa Leãos në fund të majit nuk lënë shumë dyshime. Portugezi e konsideron të mbyllur ciklin e tij te kuqezinjtë dhe dëshiron të ndryshojë ambient, ndoshta të luajë në Premier League, kampionatit të cilit ia ka “shkelur sytë” disa herë. Të gjitha daljet e fundit publike të tij shkojnë në këtë drejtim, por ndërkohë te Milani diçka ka ndryshuar. Klubi ka zgjedhur trajnerin Ruben Amorim dhe po finalizon edhe strukturën e re drejtuese. Ardhja e ish-trajnerit të Manchester United, a mund ta ndryshojë situatën? Është herët për ta thënë, por ai mund të provojë ta bindë portugezin të qëndrojë. Ku...