Casemiro i jep lamtumirën Old Trafford: Tifozët janë gjëja më e mirë e Manchester United
Lamtumira e Casemiro në “Old Trafford” ishte emocionuese. Gjatë fitores 3-2 të Manchester United ndaj Nottingham Forest, mesfushori brazilian mori një homazh nga tifozeria e “djajve të kuq”, në atë që me shumë mundësi ishte ndeshja e tij e fundit në shtëpi për United. Në minutën e 80-të, Michael Carrick vendosi ta zëvendësonte atë mes duartrokitjeve nga stadiumi. Ishte një moment intensiv, i shoqëruar nga një ovacion në këmbë nga tifozët, të cilët i bënë homazh njërit prej liderëve të ekipit në sezonet e fundit. Casemiro, duke folur për këtë lamtumirë, iu drejtua mbështetësve të Manchester United me një mesazh të përzemërt: “Gjëja më e mirë tek ky klub jeni ju, tifozët.” Braziliani, i cili mbërriti në verën e vitit 2022 nga Real Madrid, i...
Burimi:
telesport.al