Carrick mesazh klubit: Duhet të mendojmë për hapin e radhës, sa më afër majës aq më e vështirë bëhet
Ditën e diel do të luhet java e fundit e Premier League, që do të jetë një “shëtitje” për Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë siguruar kualifikimin në Champions League dhe tashmë vëmendja është përqendruar tek e ardhmja, duke nisur nga ajo e trajnerit Michael Carrick. Zërat për një rikonfirmim nuk mungojnë, por Carrick është me këmbë në tokë, duke menduar për sfidën e fundit ndaj Brighton dhe jo për të ardhmen. “Kemi bërë disa hapa të mirë si ekip, grup dhe klub. Është e rëndësishme të përfundojmë në mënyrën se si e bëmë për kaq shumë arsye“, tha Carrick. “Gjithsesi, duam të kuptojmë shumë gjëra në lidhje me të ardhmen. Hapave që duhet të ndërmarrim dhe që na është dashur të bëjmë. Mendoj se...
Burimi:
telesport.al