Barcelona pret sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë do ta nisë ofensivën për mesfushorin

Barcelona pret sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë do ta nisë ofensivën për mesfushorin

6 Gusht 2026 14:00 Alfred Lleshi Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Rodri Hernández, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester City. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas besojnë se deri tani lojtari ka qenë i përqendruar te një kalim i mundshëm te Real Madridi, ndërsa prioriteti i tyre në merkato mbetet një sulmues, me Julián Álvarez objektivin kryesor. Megjithatë, nëse Rodri i jep Barcelonës sinjal të qartë se e preferon “Camp Nou” përpara Real Madridit, klubi do ta shqyrtojë seriozisht transferimin e tij, qoftë këtë verë ose në vitin 2027, kur i përfundon kontrata me Manchester City. Operacioni nuk do të ishte i lirë, pasi vlera e transferimit llogaritet mes 60 dhe 65 milionë eurove. Nga Barcelona theksojnë: “Thuhet se dëshiron të shkojë te Reali dhe nuk...