Carrick i paqartë për të ardhmen: Fillimisht të kualifikohemi në Champions dhe të shijojmë momentin

Carrick i paqartë për të ardhmen: Fillimisht të kualifikohemi në Champions dhe të shijojmë momentin

6 Maj 2026 12:08 Telesport Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, po shijon momentin, pa bërë plane për të ardhmen. Skuadra e tij ndodhet në vendin e tretë në Premier League, me një këmbë në Champions League sezonin tjetër. Duke folur për Sky Sports, ai tha: “Nuk ka të bëjë me atë që më pëlqen ose nuk më pëlqen. Nuk është çdo gjë në kontrollin tim. Gjithçka ka shkuar kaq mirë javët e fundit, e dimë situatën dhe ku jemi”. “Jam i kënaqur me atë që jemi për momentin dhe ende duam të përmirësohemi. Le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Në këtë moment, e ardhmja nuk është diçka për të cilën po mendoj”, shtoi Carrick.