Ishte pranë transferimit në PL, Real Madrid futet në garë dhe ndryshon situatën e zbulimit të sezonit të kaluar

Ishte pranë transferimit në PL, Real Madrid futet në garë dhe ndryshon situatën e zbulimit të sezonit të kaluar

30 Korrik 2026 21:15 Telesport Pavarësisht se për momentin, Real Madrid është i gjithë i fokusuar në transferimin e Rodri-t dhe Yan Diomande, klubi madrilen po përgatit dhe një goditje surprizë në merkato. Sipas gazetarit Ramon Alvarez de Mon, Real Madridi është futur në garë për sulmuesin e Levantes, Carlos Espi, 21-vjeçari i cili u konsiderua si zbulimi i sezonit të kaluar, duke shënuar 13 gola në 27 ndeshje. Për Espi ka pasur një interes të vazhdueshëm nga disa klube në Premier League, por në momentin që në garë futet një klub si Real Madrid, ndryshon situata. Vlera në treg e sulmuesit është 20 milionë euro, sipas Transfermarkt.