Carrick: I lumtur që kam mbështetjen e lojtarëve për të qëndruar te Manchester United

Carrick: I lumtur që kam mbështetjen e lojtarëve për të qëndruar te Manchester United

Michael Carrick tha se mbështetja nga lojtarët, që deklarojnë se ai e meriton të qëndrojë edhe sezonin tjetër në stolin e Manchester United, është një mesazh dashurie e respekti që ata kanë ndaj trajnerit të tyre. Carrick, që mori drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit (zëvendësoi Ruben Amorim), ka udhëhequr “djatë e kuq” drejt kualifikimit në Champions League sezonin tjetër, pasi fitoi 10 nga 14 ndeshjet e tij në Premier League si trajner Harry Maguire, Bruno Fernandes, Matheus Cunha, Casemiro dhe Amad Diallo janë vetëm disa nga lojtarët që kanë bërë thirrje që ai të qëndrojë në këtë rol. “Si menaxher, je udhëheqës vetëm nëse njerëzit duan të të ndjekin”, tha Carrick. “Veprat e vërtetojnë këtë. Kur ndiej mbështetjen dhe ndiej se djemtë janë...