Cardinale thumbon Interin: Nuk mund të shkosh në finalen e Champions-it dhe të humbasësh 5-0

Cardinale thumbon Interin: Nuk mund të shkosh në finalen e Champions-it dhe të humbasësh 5-0

15 Maj 2026 14:19 Alfred Lleshi Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, foli për problemet e futbollit Italian, teksa lëshoi edhe një “thumb” ndaj Interit, gjatë intervistës për “Gazzetta dello Sport”. Cardinale theksoi se debati në Itali shpesh fokusohet te polemikat dhe jo te problemet reale të futbollit: “Do të doja që të flitej më shumë për infrastrukturën sportive, modernizimin e futbollit italian dhe faktin pse Italia ka humbur tre Botërorë radhazi”. Më pas ai bëri një koment të drejtpërdrejtë për nivelin europian të klubeve italiane: “Nuk bëhet fjalë vetëm për Serie A. Bëhet fjalë të mos shkosh në finalen e Champions League dhe të humbasësh 5-0. Duhet të jesh konkurrues në Europë”. Cardinale foli edhe për diferencën ekonomike me Premier League: “Ekziston një diferencë 4 me...