Capello bën “skanerin” e Botërorit: Favoritët? Nuk e përfshij Gjermaninë, kujdes nga Ancelotti

Capello bën “skanerin” e Botërorit: Favoritët? Nuk e përfshij Gjermaninë, kujdes nga Ancelotti

Fabio Capello ka ndarë mendimet e tij për Kupën e Botës në një analizë për “Gazzetta dello Sport”, duke veçuar disa skuadra si favorite për triumfin final: “Përpara të gjithëve është Franca, e cila në nivel klubesh po dominon Champions League me PSG-në dhe në kombëtare ka kampionë të mëdhenj. Kjo kombëtare ka mentalitet, dëshirë dhe vendosmëri, mund të jetë vërtet superiore ndaj të tjerave. Në sulm, mes Michael Olise dhe të tjerëve, ka cilësi sa për dy skuadra”. Capello përfshin mes favoritëve edhe Spanjën: “Ka një sistem të madh loje, në Europianin e fundit tregoi edhe mentalitetin e duhur”. Ai shprehu interes edhe për Anglinë, duke theksuar se Thomas Tuchel “e ka ndërtuar skuadrën sipas dëshirës së tij”. Në anën tjetër, ai përjashton Gjermaninë nga...