Cañizares zgjedh trajnerin më të mirë të sezonit në La Liga, por jo Flick: “Ai është bosi absolut”

Cañizares zgjedh trajnerin më të mirë të sezonit në La Liga, por jo Flick: “Ai është bosi absolut”

25 Maj 2026 13:17 Alfred Lleshi Me Villarreal-Atletico Madrid, sezoni i La Liga-s u mbyll përfundimisht. Ishte një kampionat me rivalitet deri në fund, shumë emocione dhe me Barcelonën e Hansi Flick si kampione të merituar. Megjithatë, përtej gjigantëve të La Liga-s, sezoni pati edhe surpriza si Celta, Getafe apo Villarreal. Ish-portieri i Spanjës, Santi Cañizares, analizoi sezonin e trajnerëve në emisionin “Tiempo de Juego” në COPE dhe publikoi renditjen e tij personale të pesë teknikëve më të mirë. Në vendin e pestë ai vendosi Claudio Giráldez të Celta, ndërsa i katërti Íñigo Pérez i Rayo Vallecano. Hansi Flick u rendit i treti prej tij. “E fitoi kampionatin dhe i dha ekipit një identitet të madh”, – tha Cañizares për trajnerin gjerman. Në vendin e...