Bregu penalizon Dinamon, Elbasani tri pikë në limite në Durrës…shpresë për Flamurtarin

Bregu penalizon Dinamon, Elbasani tri pikë në limite në Durrës…shpresë për Flamurtarin

Në këtë javë të 32-të Dinamo- Tirana (19:00) në “Air Albania Stadium” u ndal te barazimi 1-1. Një derbi i cili u zgjua fill pas golit të Mysloviç shënuar në minutën e 54′. Asistimi i Xhixhës për golin e parë të kësaj sfidë. Sidoqoftë nga ky moment Dinamo merr inisiativën dhe pas një gafe të Kortez në zonë, përfiton Malomo i cili barazon në 58′. Në fund një penallti e humbur nga Bregu në të 88′ i la të dyja skuadrat nën shenjën ‘x’. Ndërkohë paralelisht AF Elbasani mposhti në limite Teutën në Durrës me shifrat 1-2. Tre penallti të akorduara. Fillimisht Teuta e cila kaloi përpara me Arifin (22′) ndërsa në pjesën e dytë Dialo po me penallti në të 53′ barazoi në 1-1....