Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët
Vllaznia është eliminuar që në raundin e parë kualifikues të Conference League, pas një humbjeje të pësuar në transfertë përballë Malishevës me rezultatin e thellë 5-0. Edhe pse shkodranët kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 2-1, ata nuk arritën të mbronin avantazhin në sfidën e kthimit të zhvilluar në Kosovë. Ekipi “dardan” e dominoi lojën që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me anë të Kreshnik Ukës dhe Xhemal Ibishit. Në pjesën e dytë, diferenca e golave u thellua pasi Uka realizoi golin e tij të dytë personal, i ndjekur nga një gol i shënuar nga Arlind Veliu. Rezultati përfundimtar i takimit u vulos në minutat e fundit të lojës, ku Krenar Dulaj shënoi të pestin, duke konfirmuar kualifikimin e...
Burimi:
javanews.al