Brazili në alarm…, Santos konfirmon dëmtimin e ri të Neymar. A pritet të jetë gati për Botërorin 2026?

Brazili në alarm…, Santos konfirmon dëmtimin e ri të Neymar. A pritet të jetë gati për Botërorin 2026?

21 Maj 2026 8:30 Alfred Lleshi Frikë në Brazil për gjendjen fizike të Neymar. Koordinatori i departamentit mjekësor të Santos FC, Rodrigo Zogaib, konfirmoi se sulmuesi ka pësuar një edemë në pulpën e këmbës së djathtë, por siguroi se dëmtimi nuk rrezikon pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026: “Neymar ka një dëmtim të vogël në pulpë, një edemë. Sipas planifikimit tonë, rikuperimi i tij do ta lejojë të jetë gati javën e ardhshme, kur t’i bashkohet kombëtares”. Lajmi vjen vetëm dy ditë pasi trajneri Carlo Ancelotti e përfshiu Neymar në listën e 26 lojtarëve të grumbulluar me Brazilin për Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Thirrja e tij ka surprizuar opinionin publik, pasi Ancelotti kishte deklaruar më parë se do të...