Brazili, leksion taktik nga Ancelotti, me ndryshimet dhe lëvizjet e tij përmbysi Japoninë
Në minutën e 45-të, teksa skuadra po kthehej në dhomat e zhveshjes, Brazili ishte pranë një eliminimi të bujshëm. Japonia kryesonte 1-0 dhe, në përgjithësi, jepte përshtypjen se nuk po vuante aspak futbollin e “Seleção”. Më pas në skenë doli ylli i vërtetë i kësaj kombëtareje; trajneri Carlo Ancelotti. Italiani, gjatë pushimit mes dy pjesëve, riorganizoi skuadrën duke ndryshuar plotësisht planin e lojës, të ndërtuar mbi tri parime: shfrytëzimin e gjerësisë së fushës, krosimet dhe mbushjen e zonës kundërshtare me depërtimet e mesfushorëve. Në pjesën e parë Brazili ishte përpjekur të depërtonte në qendër, por pa asnjë sukses. Kështu, ndryshe nga 45 minutat e para, “Seleção” mori menjëherë kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Rastet e pastra, që munguan plotësisht në pjesën e parë,...
Burimi:
telesport.al