Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

Brazili ka bindur edhe në provën gjenerale përpara fillimit të kampionatit Botëror. Skuadra e Carlo Ancelotti-it fitoi 2-1 miqësoren kundër Egjiptit. Bruno Guimarães shënoi golin e parë për “Seleccao-n”, por avantazhi zgjati vetëm pak minuta. Egjipti vendosi barazpeshën në minutën e 11-të me Zico-n. Golin e fitores për Brazilin e shënoi Endrick në fillimin e pjesës së dytë. Gjermania ka fituar kundër Shteteve të Bashkuara me rezultatin 1-2. Vetëm 2 minuta lojë iu deshën Haverc-it për të zhbllokuar rezultatin e kësaj sfide. Robinson barazoi për SHBA-të në minutën e 37-të pas një goditjeje nga këndi, ndërsa goli i Sane shërbeu për t’i dhënë fitoren ekipit të Nagelsman. Lautaro Martinez udhëhoqi Argjentinën në fitoren 2-0 kundër Hondurasit. Kapiteni i Interit shënoi nga pika e penalltisë golin...