Vankuveri mikpret Kongresin e FIFA-s, do të diskutohet zgjerimi i Botërorit dhe sfidat e fundit

Vankuveri mikpret Kongresin e FIFA-s, do të diskutohet zgjerimi i Botërorit dhe sfidat e fundit

Më pak se dy muaj para fillimit të Kupës së Botës, Kongresi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit po ndiqet me interes të jashtëzakonshëm për shkak të vendimeve që pritet të merren mbi garat e ardhshme. Në Vankuver të Kanadasë e cila së bashku me SHBA-në dhe Meksikën do të jenë tre vendet pritëse të Botërorit 2026 (nga 11 qershori deri më 19 korrik), zhvillohet sot Kongresi i FIFA-s. Temat kryesore të diskutimit janë pjesëmarrja e Iranit, por edhe kostoja marramendëse e këtij aktiviteti. Mbledhja vjetore e federatave anëtare të FIFA-s merr një rëndësi jetike këtë vit, pasi kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i “Kupës së Botës 2026”. Shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me edicionin e parë të këtij kompeticioni...