Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia për Botëror, ngelin të plagosur nëntë persona

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia për Botëror, ngelin të plagosur nëntë persona

Nëntë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Kansas City, Missouri, vetëm pak minuta larg bazës ku qëndron kombëtarja e Anglisë gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës. Policia u njoftua për të shtëna në zonën e Troost Avenue rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, pas raportimeve për të shtëna armësh dhe panik në zonë. Vendngjarja ndodhet rreth katër milje larg hotelit dhe qendrës stërvitore të përdorur nga “Tre Luanët”. Sipas autoriteteve lokale, kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe që po shpërndahej në kaos. Tre gra të rritura u dërguan fillimisht në spital me plagë, ndërsa më vonë u konfirmua se në total nëntë persona ishin qëlluar. Të gjithë të plagosurit janë dërguar...