SHBA dhe Iran janë në luftë, por fqinj në Botërorin e futbollit, 130 km që ndajnë dy botët

SHBA dhe Iran janë në luftë, por fqinj në Botërorin e futbollit, 130 km që ndajnë dy botët

Njëqind e një milje, 162 km apo 130 km në linjë ajrore, për të ndarë dy botë; në fakt ka vetëm një botë, kjo e çmendura ku po jetojmë, ku lufta bëhet edhe përmes topit të futbollit. Nëse futbolli është pasqyra e kohëve, ky botëror amerikan e tregon gjeopolitikën më mirë se shumë samite diplomatike dhe për ta kuptuar më mirë, mjafton të përshkosh një autostradë me 8 korsi që bashkon zonën e jugut të Los Angelesit me San Diegon. Pak më poshtë, përtej kufirit me Meksikën është Tijuana. Nga njëra anë është baza e SHBA për përgatitjen e Botërorit, në anën tjetër është Irani që ka përfunduar në kufirin e gjatë dhe të rrezikshëm meksikan për të marrë pjesë në një festë ku ndihet...