Rekordi i Botërorit 2026/ Do të jetë edicioni më i ndotur në histori
Botërori amerikan e ka thyer tashmë një rekord; do të jetë edicioni më i ndotur në histori. Sipas studimit të kryer nga agjencia e specializuar në teknologjinë klimatike, Greenly, emetimet e dioksidit të karbonit do të jenë rreth 7.8 milionë tonë, ose 2.1 herë më të larta se totali zyrtar i Katar 2022. Çështja më e rëndësishme në këtë pikë ka të bëjë me strukturën e këtyre emetimve. Gjatë edicionit të kaluar, Katar ndërtoi 7 stadiume nga e para duke gjeneruar emetime të mëdha të lidhura me infrastrukturën. Në turneun që nisi këtë të enjte do të përdoren stadiume ekzistues, kështu që infrastrukturat përfaqësojnë vetëm 3% të totalit. Në krahun e kundërt, spostimet e spektatorëve përbëjnë 87% të totalit pasi në Amerikën e Veriut vijnë...
Burimi:
top-channel.tv