Nuk ka fund të lumtur për Luis Suarez, ish-sulmuesi i Barcelonës lihet jashtë listës së Uruguait për Botërorin 2026

Nuk ka fund të lumtur për Luis Suarez, ish-sulmuesi i Barcelonës lihet jashtë listës së Uruguait për Botërorin 2026

Luis Suarez nuk do të ketë një lamtumirë të fundit me kombëtaren e Uruguait në Kupën e Botës këtë verë, pasi sulmuesi veteran raportohet se është lënë jashtë listës paraprake me 55 lojtarë të trajnerit Marcelo Bielsa. Sipas gazetarit Rodri Vazquez, 39-vjeçari nuk është përfshirë në planet e teknikut argjentinas, një vendim që ka shkaktuar habi të madhe në Uruguai. Mungesa e Suarez bëhet edhe më surprizuese pas deklaratave të fundit të sulmuesit të Inter Miami, i cili kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm të rikthehej nga pensionimi për të ndihmuar kombëtaren në Botëror. Suarez u tërhoq nga përfaqësuesja në shtator të vitit 2024, por vetëm një muaj më vonë kritikoi ashpër trajnerin Bielsa, duke pretenduar se ai kishte “përçarë të gjithë grupin”...