Një Kupë Bote shumë e shtrenjtë, biletat për finalen rishiten për mbi 2 milionë dollarë

Një Kupë Bote shumë e shtrenjtë, biletat për finalen rishiten për mbi 2 milionë dollarë

Çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës kanë arritur nivele rekord, duke u rishitur për më shumë se 2 milionë dollarë në platformën zyrtare FIFA Marketplace. Në këtë treg, përdoruesit kanë mundësinë të rishesin biletat e tyre duke vendosur vetë çmimin, ndërsa FIFA aplikon një komision prej 15% si për blerësin ashtu edhe për shitësin. Sipas të dhënave, një biletë e kategorisë 1 është listuar me çmimin 2,299,998.85 dollarë. Këto vende ndodhen në pjesën e sipërme të tribunës së poshtme, pas portës dhe pranë daljeve të stadiumit. Ndërkohë, një tjetër biletë me të njëjtin çmim është ofruar edhe në pjesët më të larta të stadiumit. Edhe çmimet më “të ulëta” mbeten shumë të larta: një biletë standarde për finalen kushton rreth 11 mijë...