Meksikë, viti shkollor pritet të mbyllet 40 ditë më herët për shkak të Kupës së Botës, shpërthejnë kritikat në vend
Meksika, si një nga bashkëorganizatoret e Kupës së Botës FIFA, njoftoi të premten se viti shkollor mund të përfundojë 40 ditë më herët se parashikimi. Ky vendim ngjalli kritika të shumta, përpara se Presidentja Claudia Sheinbaum të zbuste tonet e njoftimit. Siguria dhe nxehtësia ekstreme si shkaqe kryesore Ministri i Arsimit, Mario Delgado, argumentoi se kjo masë u mor duke pasur parasysh fluksin e mijëra tifozëve që pritet të ndjekin ndeshjet në një kontekst të masave të rrepta të sigurisë. Gjithashtu, ai përmendi si faktor edhe valën e të nxehtit që pritet të përfshijë disa shtete të vendit. Meksika do të presë ndeshjen hapëse të Botërorit më 11 qershor në Mexico City. “Do të ndalojmë më 5 qershor, pasi shumë shtete po përballen me temperatura...
Burimi:
top-channel.tv