Kishte ftesë nga FIFA për të ndjekur ndeshjet e Botërorit, SHBA-ja i refuzon vizën presidentit të Federatës së Palestinës

Kishte ftesë nga FIFA për të ndjekur ndeshjet e Botërorit, SHBA-ja i refuzon vizën presidentit të Federatës së Palestinës

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar vizën për të marrë pjesë në aktivitetet e Kupës së Botës 2026, pavarësisht ftesës zyrtare që FIFA u dërgon tradicionalisht presidentëve të të gjitha federatave kombëtare. Rajoub ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse të turneut në Mexico City, por tha se ishte ndër zyrtarët sportivë që ose kanë marrë refuzim për vizë, ose ende nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet amerikane. “Nuk mendoj se është e drejtë që e drejta e futbollistëve dhe përfaqësuesve të futbollit nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë ngjarje të përdoret ose të abuzohet në këtë mënyrë,” deklaroi ai në një intervistë për Associated Press. Sipas raportimeve, Rajoub nuk...